Policia gjermane kontrolloi dhe arrestoi një 32-vjeçar shqiptar në stacionin e trenit.
Nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të policisë rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.
Oficerët gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës. Më pas shqiptari u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm.
I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgimin e policisë federale derisa të konsultohet me Prokurorinë Publike të Dyseldorfit për t’u sjellë para Gjykatës së Qarkut Krefeld të dielën në mëngjes.