Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një shkrim ku shpreh se Gent Gazheli ka bërë rolin e sekserit të Edi Ramës.
Sipas tij kjo gjë ka ndodhur në kohën kur Gazheli mbante postin e Amabsadorit të Shqipërisë në Turqi.
Në postim thuhet se “Genti Gazheli, premtonte në emër të Ramës emërime Konsulli kundrejt pagesave, rryshfeteve të mëdha. Biznesmeni turk Emre Telyar padit Gazhelin për paratë që i ka marrë. Krim qeveritar!”
Gent Gazheli momentalisht mban postin e Drejtorit të Doganave.