-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi i pilotit amerikan që bombardoi forcat serbe në Kosovë 25 vite më parë

Kryesoret

Njëzetepesë vite më parë, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, NATO-ja ndërmori ndërhyrjen e parë ajrore të shkallës së gjërë për të ndalur spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga forcat serbe, pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për të ndalur luftën në Kosovë. Fushata ajrore, që filloi më 24 mars, zgjati 78 ditë dhe përfundoi me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e Kosovës në një protektorat ndërkombëtar për një dekadë deri në bisedimet që çuan në pavarësinë e saj. Njëzetepesë vite më vonë, Zëri i Amerikës sjell kujtimet e një piloti amerikan që bombardoi objektivat e forcave serbe në Kosovë. Piloti Phil Haun, i cili u rikthye në Kosovë për të vlerësuar ndikimin e sulmeve të tij, i tha koleges Garentina Kraja se nga aspekti moral ndërhyrja në Kosovë ishte vendimi i duhur.

Piloti Phil Haun e mban mend në detaje fluturimin e tij të parë mbi Kosovë, 25 vjet më parë, me avionin luftarak A-10.

Misioni i tij: goditja e objektivave ushtarake serbe për të shpëtuar popullsinë civile dhe spastrimin etnik, që në vitin 1999 e kishin shndërruar Kosovën në një fushë vdekjeje.

Ishte fillimi i prillit të vitit 1999 dhe suksesi i NATO-s, do të varej jo vetëm nga uniteti i brishtë politik i aleancës perëndimore, që për herë të parë po ndërmerte një operacion ushtarak që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por edhe nga moti.

“Ishte misioni i parë. Qielli ishte i kthjellët ato ditë të para të prillit. Po fluturonim mbi pjesën perëndimore të Kosovës. Pamë disa makina serbe dhe ishte hera e vetme që i pamë makinat ushtarake serbe në rrugë. I goditëm me sukses. Pas kësaj, ata filluan të përdorin makina civile”, tregon ai për Zërin e Amerikës. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit