Belgjika do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike.
Pasi mori miratimin nga Komisioni Evropian u vendos se që nga 1 janari i 2025-ës nuk do të përdoren më cigaret elektronike në Belgjikë.
“Cigarja elektronike shkakton shumë dëme për shoqërinë dhe mjedisin. Ky produkt i dëmshëm kryesisht synon të rinjtë tanë. Prandaj jam i kënaqur që më në fund do të mund ta heqim nga tregu”, tha ministri belg i shëndetësisë Frank Vandenbroucke.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme në Belgjikë.