Sot do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Arkmorti do të mbërrijë në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.
Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe është cilësuar si një nga figurat me ndikim në zhvillimet politike të vendit gjatë periudhës së tranzicionit pas viteve ’90.
Ai ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2002–2005, duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën parlamentare të asaj periudhe.
Gjatë jetës së tij, Pëllumbi është vlerësuar me disa dekorata shtetërore, mes tyre edhe Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu.









