Një person është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.
Raportohet se viktima është Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut , Ilir Ferati.
“Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e Gurakocit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij,” ka thënë ai.
Ndërsa bëhet e ditur se personi i vdekur është Triumf Ferati – djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.
Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.
Dyshohte se viktima i ka dhënë fund jetës së tij.