-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haklaj: Rama-Meta në 2013 bën koalicion me bekimin e Borsi Tadiç

Kryesoret

Endrit Braimllari dhe anëtari kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj debatuan për rolin e Bashës dhe Metës në zhvillimet politike në vend.

Haklaj akuzoi se Ilir Meta ka bërë pazar me Ramën në 2013 me bekimin e ish-presidentit serb Boris Tadic. Nga ana tjetër, ai tha se vizat në atë kohë u liberalizuan edhe prej rolit të Lulzim Bashës.

Braimllari: Pazaret e Bashës kanë sjellë shkaterrimin e balancës politike në vend.

Haklaj: Pazare ka bërë Berisha me Ramën.

Bramillari: Nëse quan Pazar komunikimin për ngritjen e komisioneve hetimore, në konferecën e kryetarëve në Kuvend, ajo u transparente përballë publikut. Pazare ka bërë Basha që ka votuar pro Edi Ramës në 2008. Ilir Meta kishte vetëm një zgjedhje në 2009 të hynte në koalicion me Berishën. Nuk mund të bënte koalicion me PS-në shkonte 70 me 70.

Haklaj: Në 2013 bëtë koalicion pasi ju pagëzoi Tadiçi.

Braimllari: Në 2009 nuk kishin zgjedhje të tjera, për të mos çuar vendin prapë në zgjedhje. Pas zgjedhjeve u liberalizuan vizat.

Haklaj: Kushi i liberalizoi vizat? Dha një kontribut të madh edhe Lulzim Basha.

Braimllari: Të bëhemi serioz. Nuk i liberalizoi Basha.

Haklaj: I ke veshët aty? Ka qenë kontribuesi kryesor.

Braimllari: 2009-2013 vendi pati zhvillime të jashtëzakonshme.

Haklaj: Pse shkuat në koalicion me Edi Ramën në 2013, ju çoi Tadiçi.

/Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit