GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat në Kuvend.
Berisha prej datës 30 dhjetor ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe tashmë prej 3 muajsh mungon në Kuvend.
“Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve, por nga Kushtetuta” tha avokati i tij, Genc Gjokutaj.