-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha jashtë Kuvendit, avokati: Kjo është lajthitje, po shkelet Kushtetuta

Kryesoret

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas refuzimit të kërkesës nga GJKKO për pjesëmarrjen e Berishës në Kuvend.

Gjokutaj u shpreh se ky vendim i sotëm pritej nga ana e tyre dhe se u vërtetua sërish shkelja e Kushtetutës.

“Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetutës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji.

Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin.

Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje” u shpreh Genc Gjokutaj.

Kërkoi të shkonte në Kuvend, GJKKO i thotë ‘jo’ Berishës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit