-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoqja e ngushtë e Kate jep detaje: Ajo e bëri videomesazhin sepse…

Kryesoret

Kate Middelton ka zbuluar nëpërmjet një video mesazhi ditën e premte se vuan nga sëmundja e kancerit.

Një nga mikeshat e saj të ngushta ka zbuluar se Kate e ka shkruar vetë deklaratën pasi ka dashur që të qetësojë thashethemet dhe aludimet që po bëheshin shumë mediatike.
“Nuk ishte në të vërtetë për dramën e javëve të fundit. Ajo ndjeu se duhej ta bënte për shkak të asaj që ishte. Ajo e di që është personazh publik dhe ka përgjegjësi. Ishte ajo që shkruante çdo fjalë dhe e bëri shumë shpejt”, tha shoqja e saj për Sunday Times.

Që kur videoja u ngarkua në internet, si Princesha e Uellsit, ashtu edhe bashkëshorti i saj, Princi i Kurorës William, janë “mbytur” nga mesazhet e mbështetjes që kanë marrë.

“Princi dhe Princesha janë prekur shumë nga mesazhet dashamirëse nga njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë Commonwealth dhe në mbarë botën në lidhje me mesazhin e Lartësisë së Saj Mbretërore”, tha shoqja e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit