Është arrestuar një 35-vjeçar i cili ka vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari në qendër të qytetit të Fierit. Në pranga është vendosur Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.
Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.
Kallëzimi ka ardhur nga pronari i argjendarisë i cili tha se një person kishte vjedhur bizhuteri në biznesin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.