-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Kuvendi nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike

Kryesoret

Opozita kërkon anulimin e votimit të pesë projektligjeve të seancës plenare të 7 marsit për shkak të mungesës së kuorumit, një precedent i pandodhur më parë për të cilin Kuvendi thotë se do ta adresojë Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj injoroi protestën me pankarta dhe bilbilë të deputetëve të opozitës dhe hodhi për votim pesë projektligje, mes të cilave edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.

Deputetët socialistë ngritën kartonët jeshilë dhe brenda pak minutash, ligjet u konsideruan të miratuara. Procesi i votimit vazhdoi edhe pasi deputetët e opozitës i kujtuan drejtueses së seancës, Felaj, se nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e votimit.

Por videot e trasmetimit të seancës tregojnë Felajn teksa këmbëngul se ishte kuorumi i nevojshëm si në nisje të seancës, ashtu edhe gjatë procesit të votimit.

“Në kushtet që ju krijoni, unë nuk kam detyrim që t’u jap përgjigje juve, që vini këtu për të prishur seancën,” dëgjohet Felaj t’u thotë deputetëve demokratë.

Që një proces votimi të quhet i vlefshëm duhet të marrin pjesë 70+1 deputetë, ndërkohë që në seancën e 7 marsit votuan për prezencën e tyre në procesin e votimit 68 deputetë, shifër që konfirmohet dhe në procesverbalin e zbardhur dhe të publikuar në faqen e Kuvendit. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit