Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 persona. Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete dhe 5 celularë.
Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan u arrestuan Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues Mirjan Hasajn. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armët.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.