Ditën e sotme SPAK u komunikoi akuzat që ka ngritur kundër tyre, ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
Ahmetaj, Zoto dhe Mërtiri janë në kërkim dhe për këtë arsye për shkak të mungesës akuzat u janë komunikuar përmes avokatëve të tyre.
Henrik Ligori u njoh me akuzën ndaj klientit të tij Arben Ahmetaj për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Mërtiri dhe Zoto janë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Ahmetaj dhe Mërtiri u shfaqën nga arratia pak kohë më parë në një intervistë në media. Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Zoton për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.