-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Zoto pagoi 1.6 mln Euro udhëtime me charter?

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar pagesat që sipas tij janë kryer nga kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Sipas Këlliçit, firmat e Zotos dhe Mëritit i kanë paguar një agjencie turistike vlerën e 1.6 milionë eurove. Për këto ish-deputeti demokrat ka ngritur një sërë pyetjesh, ndërkohë që i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë skemë.

“Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike. Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranes që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro.

2 kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro. Pyetjet që me të drejtë lindin janë:  A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe  pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?

A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë? A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar? A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve? Deri më sot SPAK ka heshtur?”, thekson Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit