Ura “Francis Scott Key” në Baltimore është shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është goditur nga një anije gjigante për transportimin e mallrave, shkruan CNN.
BREAKING: Ship collides with Francis Scott Key Bridge in Baltimore, causing it to collapse pic.twitter.com/OcOrSjOCRn
— BNO News (@BNONews) March 26, 2024
Trafiku ujor është bllokuar në atë zonë, kanë bërë të ditur autoritetet e transportit në Maryland, duke mbetur akoma e paqartë nëse dikush është lënduar.
🚨 A cargo ship hit the Francis Scott Key Bridge in Baltimore, Maryland. Reports that at least 10 vehicles fell in the water. pic.twitter.com/glpvP5G0QY
— Igor Sushko (@igorsushko) March 26, 2024
Kjo urë është 2.5 kilometra e gjatë me katër korsi, shtrihej mbi lumin Patapsco dhe lidhte Baltimorin me autostradën 695. Mbetet e paqartë nëse kishte makina mbi urë në momentin kur ajo u përplas nga anija e mallrave dhe u shemb.