Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos deklaroi nga Tirana se i vjen shumë keq për sjelljen e Athinës zyrtare në lidhje me dosjen e Fredi Belerit. Zyrtarja e lartë tha se nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia, bota do të ishte e tmerrshme.
“Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritetet gjyqësore po bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhet me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet të presim vendimin e gjykatës.
Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme.
Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin” tha Santos.
Raportuesja për Shqipërinë në PE: Po monitorojmë ligjin për zonat e mbrojtura