Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se demokratët janë njerëz të kauzave të drejta.
Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që të zotohen së bashku me të që mosbindja civile të vazhdojë.
“Ne jemi njerëz të kauzave të drejta dhe kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë.
Çdo kauzë e drejtë e humbur është humbje e tmerrshme për luftëtarët e të vërtetave dhe ata nuk mund të jenë kurrë luftëtarë të kauzave të humbura.
Prandaj dhe sot, më shumë se kurrë, duhet të zotohemi të vazhdojmë betejën me mosbindje civile.
Miqtë e mi, dje ne nderuam së bashku një ngjarje të madhe, betejën e guximtarëve, trimave të Kavajës në stadiumin e tyre 34 vite më parë.
Por ju rikujtoj këtu sot se ata guximtarë të vërtetë, 34 vite më parë, u ngritën në stadiumin e tyre me thirrjet: o sot, o kurrë!
Ndaj dhe ne, le të përsërisim veten sot, le t’i përsërisim çdo shqiptari, çdo miku, çdo qytetari, çdo fermeri, çdo të riu, çdo studenti, çdo pensionisti: o sot, o kurrë për shpëtimin e Shqipërisë.
Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.
Fitore, fitore, fitore!” deklaroi Berisha.
Berisha: Tirana sot ‘pa kulturë’, dhe Teatrin e Kukullave e mori korrupsioni