-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç ‘ka vdekur’/ Autoritetet serbe në kërkim të autorëve të lajmit të rremë

Kryesoret

Një alarm është ngritur në autoritetet serbe, ku shkak është bërë një çertifikatë që njofton vdekjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sigurisht një njoftim i rremë por që ka çuar ‘në këmbë’ autoritetet për gjetjen e autorëve që kanë bërë këtë çertifikatë.

Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç urdhëroi Prokurorinë Themelore Publike në Mlladenoc që urgjentisht të identifikojë krijuesit e të kësaj certifikate.

Dyshohet se ajo është falsifikuar në territorin e kësaj komune, thanë për Tanjug burime të Prokurorisë së Lartë Publike.

Gjithashtu, Departamenti i Posaçëm për Krimet e Teknologjisë së Lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë “foto vdekjeje” në rrjetet sociale.

Këto veprime paraqesin një vepër penale që mund të ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe duhet të sanksionohen në përputhje me ligjin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit