-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Vrasja në Prishtinë, ja kush janë të dyshuarit dhe viktima

Kryesoret

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Prishtinën Agron Borovci, raportojnë mediat në Kosovë.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se se dy të dyshuarit janë vëllezërit Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha në njërën anë dhe grupit të viktimës në anën tjetër.

Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.

Përpos Egzon Hazirit, 30-vjeçar, që humbi jetën nga plagët e marra, tre të plagosurit tjerë janë Zejnie Gashi 48-vjeçare, Lum Halimaj 25-vjeçar dhe Bilall Kqiku 25-vjeçar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit