Një aksident tragjik la pas një viktimë mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Dritan Gjinaj, 50-vjeç u përplas për vdekje nga një 20-vjeçar B.H., i cili drejtonte një makinë ‘Range Rover’.
Aksidenti ndodhi në ‘Kthesën e Gricallisë’ ku 50-vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë.
Ai mori lëndime të rënda në trup dhe pavarësisht se u dërgua në spitalin Rajonal të Fierit, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga policia, për veprime të mëtejshme.
E mërkura mbyllet me tragjedi, ndërron jetë në spital 50-vjeçari i aksidentuar në Fier