Është arrestuar një 36-vjeçar i cili ishte i armatosur me pistoletë me fishekë gati për qitje.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij qytetari.
Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues qytetarin Xhon Sari banues në Pogradec.
Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.
36-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.