Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Cesanos të Italisë, ku ka ndërruar jetën një 78-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se i moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një fuoristradë duke e hedhur dhunshëm në tokë dhe si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.
Aksidenti ka ndodhur në një moment me reshje të dendura shiu, ambulanca u thërrit menjëherë në vendin e ngjarjes por fatkeqësisht për të moshuarin nuk kishte më shpresë.