Është kapur në flagrancë një 46-vjeçar në Himarë i cili është kapur në flagrancë duke vjedhur një banesë në Himarë.
Në pranga është vendosur qytetari me iniciale SH.S, 46 vjeç banues në Divjakë.
Gjatë kontrollit në automjetin furgon që 46-vjeçari përdorte për të kryer vjedhjet, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash dhe disa produkte ushqimore që dyshohet se i ka vjedhur në banesën e qytetarit K.Ll.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se 46-vjeçari i ka vjedhur në një banesë, në Himarë, më datë 24.01.2024, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake.