-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova hedh hapin drejt Këshillit Europian, Nikolla: E merituar!

Kryesoret

Kosova hedh hapin drejt KiE, Nikolla: Mbështetja jonë vijon deri në anëtarësimin e plotë

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka përshëndetur miratimin e propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Nikolla, përmes një postimi në Facebook, ka rikonfirmuar angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Postimi i Lindita Nikollës:

Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, përshëndes këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit