-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdornin lokalin për ushtrimin e lojërave të fatit, në pranga 3 persona

Kryesoret

Policia e Komisariatit Nr.5 ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se përdornin një ambjent lokali për ushtrimin e lojërave të fatit. Ndërkohë që ka nisur procedimi për një tjetër person.

Kamëz

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Game over”.

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit