Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli nga SPAK pas 7 orësh, ku kërkoi të paraqitej për tu njohur me aktet e dosjes së sterilizimit.
Sipas Beqajt, ai ka mundur të lexojë vetëm 15 fashikuj ditën e sotme nga 700 në total.
“Kemi bërë njohjen me dosjen, ju e dini që është 700 fashikujt, sot arritëm të shohim 15 fashikuj. Ligji lejon vetëm 10 ditë për këtë proces. Kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish për atë dosje.
Në këtë fazë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon zyra e avokatisë dhe në fund bën faturat për mua, tarifat janë publike në këtë rast janë jo të vogla, secili prej nesh se jemi 9 veta në proces, për të marrë një USB, secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë” u shpreh Beqaj.
Kjo mënyrë e njohjes me dosjen vjen pasi Beqaj refuzoi të paguaj tarifën e akteve, e konsideruar e lartë sipas tij.