-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ Ministri i Shtetit dhe zv.kryeministri ‘braktisin’ Mitsotakisin

Kryesoret

Ministri i Shtetit Grek, Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri, Janis Bratakos, i dorëzuan dorëheqjet e tyre mbrëmjen e kësaj të enjteje (28 mars 2024) tek kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i cili i falënderoi për bashkëpunimin duke pranuar dorëheqjet.

Konkretisht, në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë greke thuhet:

“Ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri, Janis Bratakos, i kanë dorëzuar dorëheqjet kryeministrit Kyriakos Mitsotakis pak kohë më parë. Kryeministri i falënderoi për bashkëpunimin dhe pranoi dorëheqjet e tyre”.

Sipas CNN, ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën e socialistëve.

Dy zyrtarët e lartë që dhanë dorëheqjen thuhet se kanë marrë pjesë në banketin e festës së manjatit grek Evangjelos Marinakis, nën pronësinë e të cilit është edhe gazeta To Vima.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit