SPAK ka kërkuar 6 vite e 6 muaj burg për Alban Bengasin, avokati i cili ka paguar vrasësin Nuredin Dumani për t’i vrarë ish-gruan Blerta (Bengasi) Ruçi.
Ngjarja ka ndodhur në 30 janar 2020, Blerta Bengasi është dhunuar në mënyrë brutale në makinën e saj nga një person, i cili e ka goditur shumë herë mbrapa koke dhe në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Sipas dosjes ish avokati Alban Bengasi i ofroi 120 mijë euro Nuredin Dumanit për të vrarë ish-gruan e tij, Blerta Ruçi.