-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gjoba dhe sekreti”! Avokati: Pse e sulmoi Bardhi vëllanë e Ramës?

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja qëndroi për shtatë orë ditën e sotme në SPAK për të lexuar fashikujt e dosjes së tij, pasi prokuroria i kërkon 10 milionë lekë të vjetra për t’i dhënë kopjen e dosjes. Por si është kjo procedurë? Këtë e sqaroi në një intervistë për “5Pyetjet.al” avokati i njohur Gylsen Zhllima.

“Në udhëzim thuhet qartë se çdo akt kushton 2 mijë lekë. Unë e shikoj shumë pakuptim që një ish-ministër të shkojë dhe të rrijë në SPAK, kur në fakt fashikullin e lexon avokati. Zoti Beqja ka qenë deputet, ministër, në qeveri kanë marrë këto vendime ku zoti Beqja ka qenë pjesë. Është si ajo shprehja e famshme, që kur ia bën gropën tjetri ndonjëherë futësh vetë.

Pagesa duhet të kryhet, ai ka votuar dhe miratuar, nuk ka pse të qahet. Aty duhet të qahet një qytetar i thjeshtë dhe mundet të përfitojë nga përjashtimi i tarifave pasi është në pamundësi financiare për të marrë aktet” tha ai.

Më tej avokati komentoi edhe denoncimin e kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi kundër vëllait të kryeministrit Rama. “Nuk e kuptoj nëse këto janë gjoba apo paqartësi të marrëveshjes? Politika çfarë loje luan këtu? Çfarë mesazhi dhe gjobe do t’i përcjellë Ramës? Këtu ka një problem. Mos ka ngecur diçka në marrëveshje dhe mos ka dalë jashtë loje zoti Bardhi?

Bëj marrëveshje, bie dakord dhe në fund akuzoj personin që kam bërë marrëveshje. Këtu ka shumë përplasje. E ke vëllanë kriminel, por ta lashë deri tani…A ke besim tek SPAK-u? Ato janë në dosje.

Ti tani u kujtove që SPAK-u nuk e ka bërë punën e vet? Ti na the ke besim te SPAK-u. Kush të ka dhënë porosi kundër kryeministrit tani, kur tani sapo bëre marrëveshjen” tha ai. Në vazhdim, avokati u shpreh edhe për çështjen e vulës së PD-së që ndodhet në apel, por edhe situatën e kriminalitetit në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit