Një shqiptar nga Kosova ka mundur të arratiset nga burgu “Wauwilermoos i Lucernit” në Zvicër.
Ai rezultonte i dënuar për kundërvajtje ndërsa sipas policisë arratisja e tij nuk ka qenë e vështirë. Kjo pasi ai ka shfrytëzuar disa orë pushimi nga burgu gjatë drekës të së martës dhe është arratisur.
Është e paqartë se ku ndodhet emigranti nga Kosova, ndërsa policia po heton rastin. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, ai mund të mos jetë në Zvicër.