Dy persona janë rregjistruar nga policia e Gjirokastrës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Ata të tre bashkëpunonin për të trasnsportuar emigrantë indianë në mënyrë ilegale kundrejt pagesës.
Ata janë kapur në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, teksa nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen, policia i është vënë në ndjekje dhe i ka kapur, duke i gjetur në automjetet përkatëse 8 emigrantë nga India.
Policia ka sekuestruar 3 automjete tip “Benz” dhe “Audi”, të përdorura për këtë veprimtari të kundërligjshme, si dhe 2 celularë.
Në pranga ka rënë 2 të rinj të moshës 22-vjeçare si dhe në kërkim është një 21-vjeçar.