Erion Veliaj këtë të premte ndodhet në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrave kundër prokurorit Ols Dado.
Në këtë seance ai kërkon shfquzimin e dekretit presidencial për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008 në shkelje të ligjit.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se nuk i është lejuar komunikimi me avokatët ndërkombëtare dhe se ky pushtet pa kontroll nuk është drejtësi por arbitraritet.
Ndër të tjera ai tha se nuk zotëron akses të plotë e real mbi dosjen e tij.
Kryebashkiaku në gjykatë shtron pyetjen: A është Ols Dado, prokuror i Republikës së Shqipërisë?
Nga ana tjetër kryebashkiaku pretendon se përfaqësuejsa e KPL nuk ka autorizimin për tu paraqitur në seancë, por gjykata e thekson se është i rregullt.
Veliaj paditi prokurorin Dado/ Mbahet gjyqi në Administrative









