-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me shokun në ‘shtëpi bari’, dënohet me burg djali i ish-policit

Kryesoret

Dy të rinj shqiptar janë dënuar me burg në Angli pasi u kapën brenda një “shtëpie bari”.

Njëri prej tyre rezulton të jetë djali i një ish-efektivi të policisë.

Siç bëjnë me dije mediat e huaja ata u kapën duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi.

Të rinjtë janë identifikuar si Klajdi Toli, 27-vjeç si dhe Fabian Xhika 26-vjeç.

Avokati i dy shqiptarëve ka deklaruar në gjykatë se ata ishin mashtruar nga personat që i kishin futur ilegalisht në Britani.

Ai tha se dy të rinjtë u dërguan në një adresë dhe nuk u lejuan më të dilnin nga aty, duke u detyruar që të kujdeseshin për bimët e kanabisit.

Sipas avokatit, ata nuk e dinin se po shkonin në një shtëpi bari dhe nuk kishin dalë nga shtëpi prej disa javësh, deri sa policia i arrestoi.

Tashmë pritet ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë pasi ata kanë kryer një pjesë të dënimit në Angli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit