-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Antarësimi i Kosovës në KiE, ja cilët shtete dhanë 4 vota kundër

Kryesoret

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të procesit të aplikimit në antarësimin në Këshillin e Evropës.

Me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim shteti i Kosovës është më afër këtij institucioni të rëndësishëm evropian, por janë edhe dy procese tjera që pritet të ndodhin gjatë muajit prill dhe maj në Asamblenë Parlamentare dhe në Këshillin e Ministrave.
Në katër vota kundër ajo që ra në sy ishin 2 votat kundër nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, ndërkohë erdhi dhe një abstenim nga Greqia.

Kjo çështje nuk ka mbetur pa u diskutuar edhe në mediat e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Katër votat kundër në Këshillin e Evropës vinin nga katër deputetë të nacionalitetit serb që vijnë nga këto shtete. Përfaqësuesja në Këshillin e Evropës nga Bosnja e Hercegovina është Snezhana Novakoviq – Bursaç, e cila vjen nga partia SNSD e Millorad Dodikut, i cili është në listën e zezë amerikane.

Novakoviç-Bursaç ka konfirmuar për median boshnjake Klix.ba se ka votuar kundër, ndërsa këtë vendim e ka shpjeguar duke thënë se ka votuar në emër të Bosnjë-Hercegovinës bazuar në qëndrimet e këtij shteti në relacion me Kosovën.
Ndërsa, Maja Vukiçeviq, përfaqësuese nga Mali i Zi që ka votuar kundër është nga partia serbe “Partia Popullore Demokratike” në Mal të Zi, parti kjo me orientim pro – serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit