Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një zhvillim pozitiv zgjedhjen e Blerina Balajt, si kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja për këtë bashki. Sipas kreut të qeverisë, me votimin e sotëm, 15 pro Balajt dhe 4 kundër, himarjotët treguan se nuk duan konfliktin dhe përçarjen, që sipas tij, ushqehet nga “interesa që s’kanë lidhje me interesat legjitime të popullit të Himarës.”
“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat legjitime të popullit të Himarës” shkruan ai.
Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.
Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur…
— Edi Rama (@ediramaal) March 29, 2024