-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK sekuestron pasurinë e 2 ortakëve të Evis Berberit, ndër to kompania DAAM

Kryesoret

SPAK ka sekuestruar pasuritë e 2 ortakëve të Evis Berberit dhe biznesmenëve Valter Begaj, Ervis Lami. Në listën e pasurisë së sekuestruar është është kompania DAAM sh.p.k.

Sipas njoftimit të SPAK  thuhet se është sekuestruar mijëra sipërfaqe toke, 6 automjete dhe  nje motomjet.  Këto pasuri i takojnë shoqërisë “DAAM” shpk, me ortak Valter Begaj dhe administrator Evis Lami, të dy persona nën hetim.

“·       Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur:

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:

  • Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;
  • Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
  • Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;
  • Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;
  • Automjetin e markës “BMË”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;
  • Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;
  • Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;
  • Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;
  • Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;’- thuhet në njoftimin e SPAK.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit