-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Rama-Meloni/ Kryetarja e ‘Kushtetueses’: Kritikat vlerë e demokracisë

Kryesoret

Kryetarja e Gjyaktës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në lidhje me  marrëveshjen Rama-Meloni.

Holta Zaçaj, në lidhje me kritikat e opozitës është shprehur se respektojnë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut.

Ajo u shpreh gjithashtu se pas çdo vendimi të gjykatë  ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të çdo gjyqësori.

“Pjesën e kriticizimin e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i gjykatës ka argumentet. Respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut”, tha ajo ndër të tjera.

“Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë.

Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të çdo gjyqësori.

Pjesën e kriticizimin e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i gjykatës ka argumentet. Respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut.

Gjykata vepron në mënyrë hermetike, kështu që pjesa tjetër sesi mendon publiku për një vendim gjykate e bazuar në kushtetutë është vetëm një arritje e të drejtës për t’u shprehur”, tha Zaçaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit