-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e pagave/ Kush do të marrë 900 Euro në fund të vitit? (Kategoritë)

Kryesoret

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024.

Vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025–2027”, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton nivelet e reja të pagave që synohet të arrihen deri në fund të vitit 2024 për punonjësit e administratës qendrore, të pushtetit vendor, mjekët, mësuesit dhe infermierët.

Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj, ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024.

Rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit e aparatit në njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke synuar ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe nëpunësve të institucioneve qendrore.

Për këtë arsye, në dokument përcaktohet se pagat do të ristrukturohen në tri grupe (Tirana + 2) me diferencë vetëm 10% nga njëri-tjetri për nivelet e pagave.

Sipas dokumentit për realizimin e reformës së plotë të pagave, që po vijon nga viti 2023, e shtrirë gjatë dy viteve, arrin një kosto prej rreth 39 miliardë lekë dhe përfitojnë 130 mijë punonjës, shkruan Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit