SPAK ka sekuestruar pasuritë e 2 ortakëve të Evis Berberit dhe biznesmenëve Valter Begaj, Ervis Lami. Në listën e pasurisë së sekuestruar është është kompania DAAM sh.p.k.
Sipas njoftimit të SPAK thuhet se është sekuestruar mijëra sipërfaqe toke, 6 automjete dhe nje motomjet. Këto pasuri i takojnë shoqërisë “DAAM” shpk, me ortak Valter Begaj dhe administrator Evis Lami, të dy persona nën hetim.
“· Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur:
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:
- Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;
- Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
- Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
- Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
- Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;
- Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;
- Automjetin e markës “BMË”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;
- Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;
- Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;
- Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;
- Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;’- thuhet në njoftimin e SPAK.