-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafik kokaine në Gjermani, SPAK sekuestron pasurinë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Kryesoret

SPAK ka sekuestruar pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut të cilët do të trafikonin drogë në Gjermani.

Princ Dobroshi, shtetas i Kosovës po hetohet nga autoritetet gjermane pasi gjatë vitit 2020, ai së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Gjithashtu Dobrsoshi në vitin 1993, ishte kapur, dhe më pas ishte dënuar në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës.

Ndërsa Olsi Syziu po hetohet nga autoritet gjermane pasi së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani, si dhe ka shpërndarë lëndë narkotike në Gjermani.

Ata kanë lidhje krushqie pasi Princ Dobroshi ka për grua motrën e subjektit Olsi Syziu.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetim pasuror Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe të personave të lidhur me ta” thuhet në vendimin e gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit