-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanosja e avokatit në Memaliaj, policia njoftim zyrtar: 41-vjeçari qëlloi në ajër…

Kryesoret

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për sa i përket atentatit që ndodhi dje ndaj avokatit Andrea Zotaj.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur 2 shtetas, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjendet arma e zjarrit (pushkë), të cilën 41-vjeçari e fshehu në një zonë të pyllëzuar, dhe sekuestrohet bashkë me municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit/ëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë), në ajër, me qëllim kanosjen e shtetasve A. Z., 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë. Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit