Pas fitores së tij të rëndësishme në zgjedhje vitin e kaluar, Rexhep Taip Erdogan e bëri të qartë se synimi i tij ishte fuqizimi ekonomik dhe politik i Turqisë.
“A jemi gati të rifitojmë Stambollin?” pyeti audiencën e tij të zhurmshme udhëheqësi veteran teksa festonte triumfin e tij në garën presidenciale të vendit në maj të 2023. “Ne filluam me Stambollin dhe do të vazhdojmë me Stambollin” thirri ai.
Gara presidenciale e vitit të kaluar ishte shkatërruese për opozitën laike të Turqisë, e cila e kishte parë votimin si shansin më të mirë për të larguar Erdoganin në pushtet që nga viti 2003.
Zgjedhjet e kësaj të diele në Stamboll, të cilat vijnë në të njëjtën ditë me votat rajonale dhe komunale në të gjithë Turqinë, janë një rast që ose të jep dyfishin ose t’i shumëzon të gjitha me zero.
Nëse kandidati i vendosur nga Erdoganit rrëmben metropolin më të rëndësishëm të vendit, ku vetë presidenti nisi karrierën e tij politike, kjo do ta zhbënte bastionin e fundit të opozitës.
Por nëse kryebashkiaku opozitar i Stambollit ruan kontrollin e qytetit, i cili përbën 18 për qind të popullsisë së Turqisë dhe një të tretën e ekonomisë së saj, kjo mund t’i sigurojë atij një hap drejt pushtetit kombëtar.
Sipas sondazheve, shpesh jo të besueshme të Turqisë, gara duket të jetë e ngushtë. Sondazhet e fundit i japin Partisë Popullore Republikane opozitare një epërsi që varion nga nëntë pikë dhe deri në një pikë. Një tjetër sondazh i dha një avantazh të vogël me një pikë për AKP-në e Erdoganit.
Zgjedhjet do të vendosin nëse Erdogan do të thellojë dhe konsolidojë sundimin e tij autokratik me orientim islamik, apo nëse do të ekzistojnë edhe një rrugë tjetër për Turqinë./Politico