Sezoni mahnitës i Bayer Leverkusen vazhdon! Djemtë e Xabi Alonsos rrëmbyen një tjetër fitore brenda 2 minutash këtë të shtunë kundër Hoffenheim, duke realizuar në të 88-tën dhe 91-tën.
Një përmbysje 2-1 që shton edhe më shumë hapin titull të ‘Aspirinave’ madje duke vazhduar ecurinë e tyre si të pamposhtur këtë sezon në 39 ndeshje, ku vetëm 5 janë barazime dhe pjesa e mbetur njeh vetëm fitore.
Të gjitha bisedat para ndeshjes u bazuan rreth njoftimit të Alonso-s se ai do të qëndronte si trajner i Leverkusen sezonin e ardhshëm. Tashmë është e pothuajse e kryer! ‘Aspirtinat’ do të jenë kampion të Gjermanisë me titullin që është në prag, kjo pasi vështirë se një diferencë prej 13 pikësh me Bayernin mund të përmbyset.