-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laçi i prish punë Partizanit, Shehi: Kartoni i kuq ndikoj shumë

Kryesoret

Laçi mori një barazim të vyer 1-1 përballë Partizanit, duke ngritur një tjetër pengesë për kryeqytetasit.

Paçka se për më shumë se 70 minuta Laçi ishte me një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Carës, vendasit nuk mundën të siguronin tri pikë edhe pse dominuan në pjesën e dytë.

Eljon Sota zhbllokoi ndeshjen për “Demat” pas 37 minutave lojë, ndërsa Xhuliano Skuka u detyrua të dilte nga fusha pas pjesës së parë, kjo për shkak të një lëndimi. Në fraksionin e dytë ishte Sobouale që vendosi ekuilibrat për 1-1, duke bërë që dy skuadrat të ndanin nga një pikë.

Orges Shehi, trajneri i Partizanit analizoi barazimin 1-1 me Laçin.

“Një pikë s’mund të them që është shumë apo pak, por ka vështirësi të luash me 1 lojtar më pak për shumë minuta.

Në kushtëzoj shumë ai karton i kuq dhe më pas ndërrimi i Hadrojt. Laçi ka cilësi dhe djem të rinj që luajnë mirë dhe sidomos në fushën e tyre janë të fortë. Skuka nuk ka dëmtim, por ai vuan nga stomaku. Edhe në stërvitje ka patur problemin e njëjtë”, u shpreh Shehi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit