-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florian Marku kundër Chris Kongos, ora dhe vendi i përballjes së shumëpritur

Kryesoret

Florian Marku do të ndeshet me Chris Kongon në një meç boksi në kuadër të peshave të lehta në O2 Arena të Londrës.

Marku i pamposhtur me 13 fitore dhe një barazim e nisi karrierën profesionale në vitin 2018, Fitorja e tij e fundit erdhi në shtator të vitit 2023 kur me nokaut teknik mposhti Dylan Moran.

Në anën tjetër Kongo, ka një rekord prej 14 fitoresh dhe dy humbjeve, që prej se e nisi karrierën profesionale në vitin 2016.

Në përballjen e tij të fundit e cila u zhvillua në janar të vitit të kaluar, Kongo pësoi humbje ndaj Ekoë Essuman me vendim të shumicës së jurisë.

Stili agresiv i boksierit shqiptar dhe përqindja më e lartë e nokauteve paralajmëron një natë mjaft të vështirë për Kongon.

Eventi do të mbahet më datë 31 mars, në O2 Arena të Londrës. Ndeshja mes Florian Markut dhe Chris Kongos pritet të fillojë në orën 21:30 sipas kohës tonë lokale.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit