-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji nga Fieri: Forcimi i PD-së e vetmja mënyrë për të zhbërë Rilindjen

Kryesoret

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, nga Fieri, është shprehur se bashkimi i Partisë Demokratike ishte një akt i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm nëse nuk hapen më shumë drejt shoqërisë, nëse nuk vlerësojnë kontributorët e vërtetë të PD apo diasporën, për të qenë shpresa e munguar në vend.

Salianji gjithashtu u shpreh se e vetmja mënyrë për të zhbërë Rilindjen, është rritja dhe forcimi i PD-së.

“Nuk mund të shpall sot se denoncimet tona na kanë bërë të jemi të kënaqur, sepse jemi konfirmuar. Nuk është gëzim të shohësh sesi e ka degraduar shtetin Edi Rama. Ne e kemi thënë fjalën tonë dhe pse me kërcënime. Nuk jam i gazuar se na doli fjala. Do të doja të mos kisha të drejtë dhe vendi të mos kishte pasur këto pasoja, por të kishim një shtet të së drejtës. Por nuk ka ndodhur kështu, sepse gjithçka është nisur që në ngjizje. PS i mori votat me eksponentët të krimit të organizuar në çdo cep të Shqipërisë.

Rilindja dhe Edi Rama dhe pse janë në një krizë të mosparë më parë, janë ende në gjendje të bëjnë keq. E vetmja mënyrë për të zhbërë Rilindjen, është rritja dhe forcimi ynë, është kualiteti ynë dhe bashkimi është një akt i domosdoshëm që ka ndodhur në PD, por i pamjaftueshëm nëse nuk hapemi më shumë drejt shoqërisë, nëse ne nuk vlerësojmë kontributorët e vërtetë të PD, diasporën, për të qenë shpresa e munguar në këtë vend.

Ne e kemi bërë një hap, por kemi shumë për të hedhur. Shpejtësia me të cilën do t’i hedhim do të jetë përcaktues për fitoren në zgjedhje”, tha deputeti demokrat.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit