-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në ‘Maradona’ shuhet objektivi Champions, Napoli turpërohet nga Atalanta

Kryesoret

Dy gabime trashanike të mbrojtjes së Napolit i dhanë një fitore në pjatë të argjend skuadrës së Atalantës.

‘Dea’ turpëroi me shifrat 0-3 Partenopei brenda në stadiumin ‘Maradona’, një disfatë që thuajse i jep fund ëndrrës Champions për ekipin e Napolit.

Bergamaskët kaluan në epërsi në minutën e 26-të, me anë të golit të Miranchuk.

Miranchuk ishte sërish protagonist për ekipin e Gasperinit, duke dhuruar asist për Scamaccan në minutë ne 45-të. Në pjesën e dytë, gjërat u bënë të lehta për Atalantën, që “tundi rrjetën” në të 88-tën me Koopmeiners.

Shumë pak për të thënë për kampionët e Italisë, që konfirmojnë edhe një herë sezonin e dobët që po kalojnë.

Napoli sheh veten në vendin e 7-të në renditje me 45 pik në një krizë totale, dhe duket se objektivi i vetëm që mundet të arrihet është Conferenc League.

Atalanta nga ana tjetër mbledh edhe më shumë forcat për një sprint në këtë fund sezoni. Dea renditet në vendin e 6-të vetëm 1 pik më pak se Roma dhe 4 më pak se Bologna me objektivin Champions që duket shumë afër.

(VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit