Një zjarr ka rënë brenda një spitali në Ribera, Itali. Për pasojë një pacient rumun 53 vjeçar ka humbur jetën.
Shkak është bërë një cigare që pacienti rumun ka ndezur në spital pasi ka hequr maskën e oksigjenit, duke shkaktuar zjarrin.
Shkëndija ka bërë që aparatura të shpërthejë dhe të marrë flakë. Zjarrfikësit kanë evakuuar pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Një pjesë e spitalit ka dalë jashtë funksionit, shkruan TGCom.