-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13 vite pritje, Bullgaria dhe Rumania i bashkohen zonës Schengen

Kryesoret

Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan zonës së lëvizjes së lirë Schengen, të dielën, duke u futur kështu në listën e vendeve të tjera të Evropës që mund të lëvizin të lirë nga ajri dhe deti pa kontrolle në kufij.

Pranimi në këtë zonë vjen pas 13 viteve pritje. Megjithatë, anëtarësimi i këtyre dy shteteve mbetet i pjesshëm pasi një veto e vënë nga Austria, bën që rregullat e reja për Bullgarinë dhe Rumanisë të mos aplikohen në rrugët tokësore. Vjena argumentoi se liberalizimi i udhëtimit në rrugët tokësore do të mund të sillte një numër akoma më të madh azilkërkuesish në Europë.

Zona Schengen tani do të përbëhet nga 29 anëtarë, 25 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Qeveria e Rumanisë tha se rregullat e Shengenit do të zbatohen për katër porte detare dhe 17 aeroporte, duke përfshirë aeroportin më të madh të Bukureshtit, Otopeni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit